Avni Dehari

Avni Dehari: Nuk mjafton suspendimi i disa zyrtarëve të Burgut të Prizrenit

Avni Dehari, babai i aktivistit të Lëvizjes Vetëvendosje, Astrit Dehari, sot gjatë protestës në Prishtinë ka thënë se nuk mjafton suspendimi i disa zyrtarëve të Burgut të Prizrenit, 18 ditë pas vdekjes së Astriti.  Drejtësia duhet të vihet në vend, për hir të drejtësisë.  Mos na mëshironi ne, mëshirojeni drejtësinë.  Këto kamera këto mikrofona që i keni drejtuar drejt nesh, drejtojani Ministrisë së Drejtësisë, drejtojuni Ministrisë së Punëve të Brendshme, pyetni ata se si ndihen të gjitha ata deri me sot që kanë humbur padrejtësisht prindërit e tyre, pyetni ata se si ndihen që kanë humbur bijat dhe djemtë e tyre. Pyetni ata se si ndihen familjarët që djemtë e tyre padrejtësisht janë akuzuar për terrorizëm. Pyetni ata se si ndihemi që djali im Astrit Dehari në rrethana të paqarta ka gjetur vdekjen.

Pyetni prokurorin Sylë Hoxhen pse u nguten dhe dolën me një raport ende pa u kryer hetimet pse nuk priten edhe të marrin mendimin e ekspertëve të mjekësisë ligjore të pavarur. Pyetni të gjithë ata që kanë përgjegjësi pse për një telefon që u vodh në shtëpinë e kryeprokurorit të shtetit u suspenduan menjëherë ata që u konsideruan përgjegjës. Nëse doni ta gjeni të vërtetën, nëse doni ta ndihmoni Kosovën kërkojeni lepurin jo ku mund të flenë por aty ku flenë. Kryeni punën me ndërgjegjëshmëri, kryeni punën me drejtësi nëse doni ta ndihmoni Kosovën. Ka thënë  Avni Dehari, babai i Astrit Deharit.

Kontrolloni gjithashtu

Memli Krasniqi: Një marrëveshje me Serbinë, pa njohjen në qendër, do të zgjasë procesin e dialogut dhe status-quonë në Kosovë

Memli Krasniqi: PDK-ja asnjëherë nuk ka pasur vija të kuqe me asnjë subjekt tjetër politik, nuk ka as me Vetëvendosjen

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, pas pajtimit me kërkesën e Albin Kurtit për mundësinë e  …