U miratua rregullorja për taksa, ngarkesa dhe gjoba komunale për vitin 2017

Kuvendi i Komunës së Malishevës, drejtuar nga kryesuesi Aziz Thaçi, ka mbajtur mbledhjen e dymbëdhjetë të rregullt për këtë vit, ku në mes tjerash, ka miratuar rregulloren për taksa, ngarkesa dhe gjoba komunale për vitin 2017. Kuvendi i Komunës së Malishevës, gjithashtu ka shqyrtuar dhe miratuar edhe çështje tjera.

Rregulloren e re për taksa, ngarkesa dhe gjoba komunale, para anëtarëve të kuvendit e ka paraqitur drejtori për buxhet dhe financa, Vesel Krasniqi, ndërsa kuvendi, me shumicë të votave, e ka miratuara rregulloren për vitin 2017.

Po ashtu kuvendi në këtë mbledhje, ka formuar edhe një komisionin të kuvendit, për hartimin e punës së Kuvendit të Komunës, për vitin 2017.

Pikë tjetër me rëndësi, ishte edhe informimi për punën e Drejtorisë së Urbanizimit, për vitin 2016, informim të cilin e bëri drejtori i drejtorisë, Ahmet Morina. Përveç informimit për punët e kryera gjatë këtij viti, drejtori Morina, është përgjigjur edhe në pyetjet e anëtarëve të kuvendit, për projekte të caktuara.

Pas kësaj, Kuvendi i Komunës së Malishevës, në këtë mbledhje, pas shqyrtimit, ka bërë plotësimin e komitetit për Politikë dhe Financa, me anëtarë të rinj.

Kuvendi i Komunës së Malishevës, në mbledhjen e dymbëdhjetë të radhës, ka formuar edhe një komision për shqyrtimin e ankesave të qytetarëve, lidhur me emërtimin e rrugëve.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Kastrati ka uruar 1 Majin – Ditën e Punëtorëve

Kryetari i komunës së Malishevës, z. Ekrem Kastrati përmes një postimi në facebook ka uruar …