Familjarë të Ahmet Krasniqit kanë reaguar kundër akuzave të përfaqësuesve të shoqatës "Salih Qekaj"

Familjarë të Ahmet Krasniqit kanë reaguar kundër akuzave të përfaqësuesve të shoqatës “Salih Qekaj”

Në reagimin drejtuar medieve nga Aziz Krasniqi Thuhet: Ndihem shumë keq kur shoh shoqatën që e mban emrin e heroit “Salih Qekaj”dhe është keqpërdorur këto ditë. Është bërë përditshmëri të përdoren emrat e mëdhenj për synime të ulëta nga grupe individësh që përmes manipulimit, nënvlerësimit, fyerjes, e etiketimit banal mundohen të krijojnë një histori apo ngritje të vëmendjes se ne jemi ata që s’ishim… Zotërinj, na kujtoni pasluftën e Kosovës, rrahjet e gjoksit mbi gjakun e heronjve !!! Unë jam Aziz Krasniqi nga Zhilivoda dhe jam nip i Aziz Zhilivodës dhe Ahmet Krasniqit, kjo nuk mund të ndërrohet, dhe Behxheti është axha im dhe djali i Ahmetit është djali i axhës tim, ju pëlqej apo jo?!!!

Ndoshta do të isha krenar sikur të isha tani me shkollim në Zvicër, por se pata atë privilegj si fëmijët tuaj, por prapë mbetem krenar që u rrita në një familje që poshtërsia nuk zuri vend asnjëherë… Ndoshta për fat të keq tuajin gabuat adresën që të mund të bëni një copë historie mbi gjakun e axhës tim Ahmetit, e cila u kundërshtua me të drejtë nga Behxhet Krasniqi (vëllai i Ahmetit ) dhe unë Aziz Trimi nipi i tij !!!

Ahmet Krasniqi është i familjes, hero i Republikës së Kosovës dhe i popullit, por në asnjë mënyrë i Shoqatës tuaj që fyen e akuzon për keqpërdorim të parave familjarët një herë nipin, e më pas vëllain.

Pyeteni Sefedin Krasniqin, e keni mik kur bëri një postim që janë dhënë 4000 fr për filmimet dhe reagova me një koment se ishin vetëm 1000fr për transport –homazhe. Kur ai foli me strukturat e shoqatës se a isha i saktë më kërkoi falje dhe e përmirësoi postimin.

Zotërinj, përfaqësues të shoqatës “Salih Qekaj”, 5000 fr që më keni etiketuar mua Aziz Krasniqi ( që ironizoni madje duke më quajtur ‘trim’ dhe ju përgjigjemi se PO familja e Ahmetit kanë qenë dhe mbetën trima kur është fjala për çdo gjë që ka të bëjë me vendin), por këto mjete që keni përfolur ju z. Tahiraj (përfaqësues i shoqatës) se janë dhënë në emër të shoqatës “Salih Qekaj” nuk kanë ardhur kurrë sepse ju i keni marrë mbrapsht nga z. Muharrem Sfarça dhe ju sugjerojë të shkundni xhepat tuaj, ndoshta dikush nga ju ka harruar t’i kthej në fond.

Po ashtu kur i përmendni 700 fr në aeroportin “Adem Jashari” ,prapë jeni gabim sepse ishin 1000 fre që për kohën bënin 800 euro dhe ju lutem hyni shikoni berzën 21.09.2013 të shikoni sa i saktë jam.

Në kontaktet e mia me z. Saim Tahiraj dhe premtimet sesa autobus mund t’i mbush për homazhe e sado që të bëhen i mbulon shoqata, doli ndryshe. Pra, kur u bënë 4+400 =1600 euro Saim Tahiraj thoshte se duhet komision, me arsyetimin se nuk mund të mbuloheshin ndryshe.

Fatos Lokajn për zërimin me 450 euro tek varrezat në Tiranë (ku ishim për homazhe) e kam paguar e që nuk i posedova sepse u deshtë t’ia jap 800 euro vet zotëri Saim Tahirajt, në fakt ishin 150 euro që mi dha Behxhet Krasniqi dhe 200 Esat Krasniqi djali i axhës Ragip që ta mbuloja Fatosin sepse më kishin mbetur vetëm 100 euro sepse premtimi juaj madhështor dhe vullneti juaj anormal nuk u realizua kurrë.

Mos menduat ju se keni punë me matrapazë që fyejnë familje të mëdha duke graduar veten… Turp ju qoftë Saim Tahiraj (përfaqësues  i shoqatës “Salih Qekaj”).

Nuk dëshiroj t’iu mbes borxh, erën frangave për herën e parë ua ndjeva në vitet e ‘90 –ta kur një kushëri, gjegjësisht Isa Jakup Krasniqi na dërgoi ndihmë sepse babai im ishte i pushuar nga puna në ato vite, sikurse një pjesë e madhe e popullit tonë.

Fatos Lokaj kërkojmë nga ju që të dilni me emër e mbiemër kush ju ofroi para për materiale…

Mos harroni se kur juve ju kapi epshi i patriotizmit ne kishim 300 vite që luftonim dhe që historia nuk ka filluar me ju, e as që do të mbaroi me ju. Prandaj, ndjej keqardhje nga disa vëllezër që manipuluat me ta, me burrëri të veshur nën petkun e patriotizmit.

Mos tentoni të fyeni Anton Çunin, Rrustem Berishën dhe Armend Zemaj sepse ata nuk janë fajtor… Armend Zemaj nuk është fajtor pse i Madhi Tahir Zemaj bashkë me Nazif Ramabajen, Fadil Hadergjonaj e trima të tjerë bënë luftën e lavdishme të Logjës. Anton Quni e Rrustem Berisha nuk janë fajtor pse bënë luftën e Koshares bashkë me Salih Qekaj, Agim Ramadanin, Fadil Hadergjonaj, Hysen Berishën, Musa Gjakovën, Naser Vllasin e shumë e shumë të tjerë. Zoti i bekoftë me familje e farefis dhe gjithë dëshmorët e rënë në këtë betejë dhe të tjerat!

Ata ushtarët besnikë të Ahmetit nuk fyejnë familjarët e tij, ata shkuan luftuan, vdiqën mbeten invalid dhe patën probleme të mëdha jetësore e materiale, por me nder dërguan amanetin e Ahmet Krasniqit në vend duke e hequr kufirin shekullor Shqipëri- Kosovë.. Sepse nuk e kishin në ndërgjegje të fyenin familjen tonë… Nuk kemi jetuar me erën e lekut ndër hundë asnjëherë. Pas reagimeve tona keni thirrur djalin e Ahmet Krasniqit duke u munduar ta manipuloni se Behxheti ka marrë 15000 fr duke u munduar të na përçani familjen.

Më vjen keq që disa vëllezër të ndershëm kanë rënë pre e propagandës tuaj…

Po të dëshiroja të isha nën krahët e dikujt shoqata juaj nuk do të vinte në rend të fyej familjen tonë që me vjen keq ta them emrin e Heroit Salih Qekaj që ju thirreni në emër të tij.

Dhe për fund sa i përket kërcënimit tim ndaj RTV DUKAGJINIT, publikisht jemi gati të ballafaqohemi se nuk e kemi kërcënuar.

Përkundrazi mediat në Kosovë duhet çmohen që përkundër presioneve që iu vijnë sikurse çdo vendi në tranzicion, ia kanë dal dhe ia dalin të informojnë publikun. Dhe familja jonë ka gjetur hapësirë në këto media, vepra e Ahmet Krasniqit është pasqyruar drejt dhe i falënderojmë në emër të familjes së ngushtë të kolonel Krasniqit, sikurse edhe gazetarët e TV Dukagjinit.

Kontrolloni gjithashtu

DASH: Qeveria e Kosovës është treguar e pasuksesshme në përpjekjet për të hetuar dhe luftuar individët e korruptuar

DASh, është shprehur i zhgënjyer pasi dy persona të sanksionuar nga ShBA janë propozuar për të qenë pjesë e qeverisë së re në Serbi

Departamenti Amerikan i Shtetit ka  bërë e ditur se pozicioni i tyre për ish-shefin e …