Shpend Ahmeti

Kosova drejt njohjeve ndërkombëtare

Kosova gjatë këtij viti ka bërë hapa të rëndësishëm drejt njohjeve ndërkombëtare,pasi që i është bashkuar FIFA-s dhe pasi fitoi medaljen e artë olimpike në Rio. Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti është zgjedhur në mesin e 28 personaliteteve perëndimore në listën vjetore për formësimin e politikës dhe ideve në Evropë. “I diplomuari në Harvard, tash kryetar i Prishtinës ka dhënë shembull në qeverisje me punën e tij të palodhshme për t’iu sjellë qytetarëve shërbime publike bazike, shkruan “Politico.eu”, e cila ka zgjedhur Shpend Ahmetin në mesin e 28 personaliteteve në listën vjetore për formësimin e politikës dhe ideve në Evropë. Ai, njëri nga profilet më të larta të Vetëvendosjes në vend, po merr lëvdata dhe përgëzime ta panumërta për punën e tij si kryetar i Prishtinës.

Kontrolloni gjithashtu

Mërgim Lushtaku

Mërgim Lushtaku: Nuk është hera e parë që qeveria tenton të kontrollojë mediat dhe gazetarët

Deputeti i PDK-së, Mërgim Lushtaku, i cili është anëtar në Komisionin për Administratë Publike, Pushtet …