Veseli

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka udhëtuar për vizitë zyrtare në Francë

Gjatë qëndrimit në Paris, kryekuvendari i Kosovës, Kadri Veseli do të pritet në një takim të veçantë nga homologu i tij francez, Claude Bartolone, kryetar i Asamblesë Nacionale të Francës, si dhe do të zhvillojë takime të tjera me personalitete të larta të shtetit francez.Po ashtu, kryetari Veseli do të takojë edhe të rinj nga Kosova, të cilët ndjekin studimet në universitetet franceze. Franca, si një nga vendet mike të Kosovës, i ka dhënë mbështetje të madhe vendit tonë në kohë dhe rrethana të ndryshme, përkrahje kjo e cila pritet të vazhdojë edhe në të ardhmen, si në agjendën ekonomike, ashtu edhe atë euro-integruese.

Kontrolloni gjithashtu

Rudina Xhunga rikthen në vëmendje një faqe të artë të humanizmit shqiptar

Gazetarja Rudina Xhunga solli në qendër të debatit publik një prej kapitujve më të ndritshëm …