Edita Tahiri

Ministrja Edita Tahiri, mban një takim urgjent pasi serbët po ndërtojnë murin ndarës në Mitrovicë

Ministrja për Dialog me Serbinë  Edita Tahiri, ka mbajtur një takim urgjent me Grupin punues qeveritar për Marrëveshjen e Brukselit për heqjen e barrikadës nga ura e Ibrit dhe revitalizimin e saj. Ndërtimin e një muri në këtë pjesë  është rast shqetësues dhe mund të kenë pasoja destabilizuese për gjendjen në atë pjesë të vendit tonë, Tahiri ka theksuar se ky takim urgjent ka për qëllim të trajtoj disa zhvillime më shqetësuese në pjesën veriore të qytetit të Mitrovicës që lidhen me ngritjen e një muri në mënyrë ilegale dhe në kundërshtim me Marrëveshjen e Brukselit si dhe masat ligjore që po ndërmerren nga Qeveria për të ndaluar këtë ndërtim ilegal dhe për të mposhtur logjikën e mureve dhe barrikadave. “Zhvillimet në pjesën veriore të qytetit të Mitrovicës në lidhje me ndërtimin e një muri janë shumë zhvillime shumë shqetësuese dhe mund të kenë pasoja destabilizuese për gjendjen në atë pjesë të vendit tonë, duke cenuar gjithë arritjet e deritashme për të vendosur normalitet, stabilitet dhe rend.

Kontrolloni gjithashtu

KQZ refuzon 28% të aplikimeve për votim nga jashtë Kosovës

Pas vendimit të Supremes, KQZ tërhiqet nga 10 qendrat shtesë – vetëm 20 mijë votues të mërgatës u regjistruan për votim

Gjykata Supreme ka vulosur përfundimisht se Komisionit Qendror të Zgjedhjeve nuk i lejohet hapja e …