leoni

Lagjet Latifaj dhe Hajdaraj të Klladërnicës bëhen me rrugë të reja

Komuna e Skenderajt, duke shfrytëzuar kushtet e mira të motit po vazhdon punët në realizimin e projekteve të rrugëve të lagjeve në Klladërnicë.

Më qëllim të monitorimit nga afër të punimeve në këto projekte, nënkryetari i komunës së Skenderajt Fadil Nura me bashkëpunëtorë ka qëndruar në Klladërnicë në lagjet Latifaj dhe Hajdaraj.

Investimet që është duke bërë Komuna e Skenderajt në Klladërnicë kanë përfshirë të gjitha rrugët e lagjeve të fshatit, projekte këto që do të vazhdojnë në vitin 2017.

Klladërnica po ashtu është përfshirë në projektin e shtrirjes së rrjetit të ujësjellësit. Ky fshat si shumë fshatra të tjera të Skenderajt po bëhen me infrastrukturë të nevojshme që po lehtëson jetën e qytetarëve të Skenderajt në çdo cep të territorit të komunës së Skenderajt.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Kastrati ka uruar 1 Majin – Ditën e Punëtorëve

Kryetari i komunës së Malishevës, z. Ekrem Kastrati përmes një postimi në facebook ka uruar …