Bujar Nishani

Kryetari i Shqipërisë, Bujar Nishani, i ftuar nderi në Berlin

Në Konferencën vjetore të Institutit për Diplomaci Kulturore, që po mbahet në Berlin,  mori pjesë kryetari i Shqipërisë, Bujar Nishani, i ftuar nga ky institut. Ai në fjalimin e tij tha se integrimi i Shqipërisë në Bashkimin Evropian, është njëri ndër projektet më madhore të shqiptarëve. “Të gjitha vendet në rajonin tonë, përfshirë edhe Shqipërinë, duan të jenë pjesë e kësaj familjeje, sepse ne besojmë në vlerat, principet dhe standardet që kjo familje ofron dhe demonstron, në drejtim të lirisë, funksionimit të demokracisë, prosperitetit dhe qytetërimit” u shpreh Nishani. Një vëmendje të veçantë kreu i Shqipërisë ia kushtoi edhe bashkëjetesës dhe harmonisë mes komuniteteve fetare në vend.

Kontrolloni gjithashtu

Pagat në Kosovë gati pesë herë më të ulëta se në BE, ndërsa inflacioni mbi dyfish më i lartë

Hendeku ekonomik mes Kosovës dhe vendeve të Bashkimit Evropian vërehet si në nivelin e pagave, …