Komuna e Deçanit ofron shërbime stomatologjike falas për 5,000 nxënës

Mbi 5,000 nxënës të 20 shkollave të komunës së Deçanit do të kenë mundësi t’i kryejnë shërbimet stomatologjike falas në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare.

Kurimi i problemeve shëndetësore orale të nxënësve është mundësuar nga menaxhmenti i Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare (QKMF) të Deçanit në kuadër të një projekti të mbështetur nga institucionet komunale konkretisht nga Drejtoria për Shëndetësi Punë dhe Mirëqenie Sociale.

Sipas drejtorit të QKMF-së, Selmon Berisha, ky projekt përveç për nxënësit do të jetë i dobishëm edhe për prindërit e tyre, të cilët nuk do të shpenzojnë para për këto shërbime për fëmijët e tyre. Selmon Berisha tha se QKMF ka 4 stomatologë, të cilët do të punojnë në dy ndërrime, duke shtuar se  besojmë  se ky numër është i mjaftueshëm për t’u kryer shërbime të gjithë nxënësve të kësaj komune. Implementimi i këtij projekti pritet të kapë koston 30 mijë euro për materialet stomatologjike njoftojë Selmon Berisha, drejtor i QKMF-së. Ai tha së këto mjete janë ndarë nga buxheti i Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare të Deçanit.

Kontrolloni gjithashtu

Në QKMF-në në Ferizaj ishin për vizitë Dr. Edita Haxhiu – përfaqësuese nga OBSh, Dr. Fetije Fetaj nga IKShPK dhe një përfaqësuese nga UNICEF-i

Në shërbimin e vaksinimit në Ferizaj ishin për vizitë Dr. Edita Haxhiu – përfaqësuese nga …