Komuna Shtime

MBPZHR ka hapur fazën e aplikimit për projekte në kuadër të Programit për Zhvillim Rural

Komuna e Shtimes i informon të gjithë fermerët dhe të interesuarit që duan të merren me bujqësi së Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural ka hapur fazën e aplikimit për projekte në kuadër të Programit për Zhvillim Rural.

Fermerët mundë të aplikojnë në fondin prej 23 milionë eurove që parasheh mbështetje në shumë nënsektorë. Thirrja vlen për katër masa të programit për zhvillim rural: Masa 101: Investimet në asetet fizike në ekonomitë bujqësore, Masa 103: Investimet në asetet fizike në përpunimin dhe tregtimin e prodhimeve bujqësore, Masa 302: Diversifikimi i fermave dhe zhvillimi i bizneseve masa për ujitjen e tokave bujqësore.

Për të gjitha procedurat e aplikimit dhe dokumentacionin e nevojshëm, informatat mund t’i gjeni në uebfaqet e Agjencisë për Zhvillimin e Bujqësisë (AZHB), www.azhb-ks.net dhe të Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural (MBPZHR), www.mbpzhr-ks.net.

Thirrja për aplikim është e hapur prej datës 6 shkurt deri më 20 mars 2017. Formulari për aplikim dhe dokumentet e bashkëngjitura duhet të dorëzohen në njërën nga zyrat rajonale të Agjencisë për Zhvillimin e Bujqësisë në: Prishtinë, Mitrovicë, Pejë, Gjakovë, Prizren, Ferizaj dhe Gjilan nga ora 8:30-16:00, çdo ditë pune. Dokumentacioni i paplotësuar mund të refuzohet. Përgjegjësia e plotësimit të dokumentacionit është e aplikuesit.

Kontrolloni gjithashtu

Në Skënderaj po vazhdon aksioni për trajtimin e qenve endacakë

Po vazhdon aksioni për trajtimin e qenve endacakë në komunën e Skenderajt. Aksioni do të …