Thaçi ua dhuron alpinistëve flamurin e Kosovës për ta ngritur në majën e Everestit

Thaçi ua dhuron alpinistëve flamurin e Kosovës për ta ngritur në majën e Everestit

Kryetari i Kosovës, Hashim Thaçi, sot ka pritur një grup të alpinistëve të vendit, të cilët në muajt e ardhshëm do të ngjitën në majën e Everestit. Thaçi ka theksuar se përmes sukseseve në shumë disiplina sportive, sportistët tonë janë duke forcuar identitetin shtetëror dhe duke e promovuar Kosovën në botë. Jam i vetëdijshëm për rreziqet që paraqet kjo ekspeditë dhe do t’iu mbështesim në çdo hap, ka shtuar kryetari i vendit. Nga ana tjetër, udhëheqësi i grupit të alpinistëve, Nazmi Hasanramaj, ka thënë se kjo ekspeditë i kushtohet shtetit të Kosovës dhe për porosi ka paqen dhe promovimin e shtetësisë. Qëllimi final është ngritja e flamurit të Kosovës në Everest.. Presidenti Thaçi e ka vlerësuar lart guximin e alpinistëve për këtë iniciativë dhe rrugëtim përplot sakrificë. Pushtimi i majave të Everestit dhe ngritja e flamurit të Kosovës nga ju, do të jetë një lajm i jashtëzakonshëm për republikën tonë, është shprehur  kryetari Thaçi.

Kontrolloni gjithashtu

Rrezikohet rruga e anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës pas rekomandimeve të Francës dhe Gjermanisë

Hapat e fundit të Kosovës drejt anëtarësimit në Këshillin e Evropës shfaqin shenja të kthimit …