Ushtria Çlirimtare e Kosovës

Veteranët e Luftës së UÇK-së për kartelën e veteranit, duhet të aplikojnë në degët e komunave ku jetojnë

Njoftohen të gjithë Veteranët e Luftës së UÇK-së se për t’u pajisur me kartelën e veteranit, duhet të aplikojnë në degët tona në Komunat ku jetojnë. Pagesa e anëtarësisë është 1 euro në muaj përkatësisht 12 euro në vit, e cila është e përcaktuar me anë të procedurave statutare që nga themelimi i Organizatës, nga e cila anëtarësi, 5 euro i paguhet selisë qendrore për shpenzimet e materialit dhe shtypjes së kartelës ndërsa 7 euro i mbetet degës për nevoja të mirëmbajtjes së zyreve. Asnjë aplikues nuk është i obliguar të bëjë pagesë më shumë sesa shuma e përcaktuar, deri në një vendim tjetër të Kryesisë. Këtë njoftim e bëjmë për arsye se kemi disa ankesa nga terreni se diku po keqpërdoret kjo, duke ua marrë nga 20 euro. Nëse nuk respektohen vendimet në fuqi, do t’i paraqesim dhe do të inicohen procedurat ndaj personave që keqpërdorin detyrën zyrtare, thuhet në njoftimin e OVL të UCK-së.

Kontrolloni gjithashtu

Në Gjykatën Speciale në Hagë, ka mbaruar paraqitjen e tij dëshmitari i 60-të, në gjykimin kundër krerëve të UÇK-së

Në Gjykatën Speciale në Hagë, ka mbaruar paraqitjen e tij dëshmitari i 60-të në rastin …