Sipas një marrëveshje mirëkuptimi të nënshkruar nga Zëvendësministri i Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal, z. Bajram Gecaj, dhe nënkryetarit të komunës së Suharekës, z. Rexhep Kuçi, banorët e fshatit Greikoc të Komunës së Suharekës, do të ndihmohen për furnizim me ujë të pijshëm. Vlera e projektit “Rregullimi dhe sanimi i sistemit të ujësjellësit ne fshatin Greikoc”, ka vlerën prej 123,853.00 euro, prej të cilave MAPL-ja do ti ndaj 111,000.00 euro ndërsa pjesën tjetër të mbetur prej 12,853.00 Komuna e Suharekës. Kjo ndihmë e MAPL-së dhe Komunës së Suharekës është mëse e mirëseardhur për banorët e fshatit malor Greikoc, të Komunës së Suharekës.