Klina bëhet me qendër rinore

Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, ka nënshkruar një memorandum bashkëpunimi me Komunën e Klinës, me qëllim të përkrahjes financiare për projektin “Ndërtimi i Qendrës Rinore në Klinë”, në të cilin projekt MKRS-ja do të investojë 250 mijë euro. Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Shala, me këtë rast u shpreh se përkrahja për rininë e Kosovës dhe krijimi i kushteve më të mira për të, është synim i MKRS-së, dhe shtoi se, kjo qendër rinore, do të jetë një ndihmesë e madhe për rininë e Klinës. Ai më tej u shpreh se MKRS-ja po bashkëpunon ngushtë me komuna të Kosovës dhe po ndihmon ato për të krijuar kushte bashkëkohore për rininë, që ajo të ketë mundësi për zhvillimin e aktiviteteve rinore.

Ndërsa kryetari i Komunës së Klinës, Sokol Bashota, e falënderoi ministrin Shala për përkrahjen, dhe tha se ky është një lajm shumë i rëndësishëm për gjithë qytetarët e Klinës, sidomos për rininë e kësaj komune.

Kontrolloni gjithashtu

Bashkim Ramosaj: Në 25-vjetorin e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, ndjeva krenari dhe motiv të jashtëzakonshëm për rrugën përpara

Me besim në Zot, Atdhe e Shtet – përherë dhe përgjithmonë! Në 25-vjetorin e Aleancës …