Përfaqësuesi i komunitetit Egjiptian dhe ai i Partisë Liberale Egjiptiane, biseduan me delegacionin e Egjiptit

Përfaqësuesi i komunitetit Egjiptian të Kosovës,  bashkë me një grup nga Partia Liberale Egjiptiane, kryesuar nga Valon Berisha deputet në Kuvendin e Kosovës,  janë takuar dhe kanë biseduar me delegacionin nga Egjipti, i cili qëndroi për një vizitë në Kosovë. Me rastin e vizitës së delegacionit nga shteti i Egjiptit i përbërë  nga ambasadori z. Mohamed El-Orabi- aktualisht deputet i parlamentit të Egjiptit dhe ish-Ministër i Jashtëm i Egjiptit si dhe z.Ahmed El-Muslimany- ish Këshilltar i Presidentit Adil Mensur në dy ditë të ndara përfaqësuesi i komunitetit Egjiptian të Kosovës bashkë me një grup nga Partia Liberale Egjiptiane falënderoi  delegacionin e Egjiptit për njohjen e Kosovës si shtet i pavarur. Po ashtu egjiptianët e Kosovës kërkuam intensifikimin e raporteve dhe thellimin e marrëdhënieve zyrtare në mes të shtetit të Egjiptit dhe popullit ballkanik me origjinë etnike nga Egjipti.

Veton Berisha                                                                                                                                              

Kryetar i Partisë Liberale Egjiptiane

Deputet i Kuvendit të Kosovës

Kontrolloni gjithashtu

AAK-ja ka festuar 24-vjetorin e themelimit në një takim me strukturat e të gjitha niveleve të organizimit dhe me simpatizantë

AAK-ja ka festuar 24-vjetorin e themelimit në një takim me strukturat e të gjitha niveleve të organizimit dhe me simpatizantë

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka festuar  24-vjetorin e  themelimit, me një takim të organizuar …