Elmi Reçica

Komisioni për Punë të Jashtme takoi një delegacion nga Egjipti

Delegacioni shtetëror nga Egjipti, udhëhequr nga Muhamed El Arabi, deputet i Parlamentit dhe ish-ministër i jashtëm i këtij shteti, në përmbyllje të vizitës së tij në Kosovë, është pritur sot nga Komisioni për  Punë të Jashtme i Kuvendit të Kosovës, i prirë nga Elmi Reçica, kryetar. Gjatë këtij takimi, i cili u zhvillua në një frymë shumë miqësore, bashkëbiseduesit vunë në dukje raportet tradicionalisht të mira ndërmjet të dyja vendeve dhe u shprehën të përkushtuar për avancimin e mëtejmë të tyre edhe në të ardhmen. Anëtarët e Komisionit kërkuan që Egjipti të ngrejë zërin në favor të shtetit të Kosovës në të gjitha forumet ndërkombëtare ku ai merr pjesë, me theks të veçantë në Ligën Arabe.

Kontrolloni gjithashtu

Nën patronatin e kryeministrit Haradinaj sot bëhet rivarrimi i heroit, Ilir Konushevci dhe dëshmorit, Hazir Malaj

Më 9 maj të vitit 1998, kanë rënë Komandanti i Logjistikës së UÇK-së, Ilir Konushevci dhe mjeku i luftës, Hazir Mala

Më 9 maj të vitit 1998, në një pritë të organizuar nga trafikantët e armëve, …