Isa Mustafa

Kryeministri Mustafa, sërish këmbëngul për demarkacionin meqë sipas matjes Kosova i del më e madhe

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, ka thënë se Komisioni i Ekspertëve konstatoi se Kosova ka 10.905,25 km katrorë dhe nuk ka humbur asnjë metër tokë në shënjimin e vijës kufitare me Malin e Zi. Komisioni i Ekspertëve, sqaroi edhe pronat të cilat më parë i kishte menaxhuar Agjencioni i Pyjeve i Kosovës, e të cilat gjenden në Mal të Zi, si dhe pronat që ka menaxhuar Agjensioni pyjor i Rozhaj, të cilat i përkasin territorit të Kosovës. Peja, Deçani, Juniku dhe Burimi, të cilat kufizohen me Malin e Zi nuk kanë asnjë ndryshim të territorit. Kosova nuk ka territor i cili nuk i takon një komune. Edhe me Kushtetutën e vitit 1974 rregullohej se territorin e Kosovës e përbëjnë territoret e komunave”, ka thënë Mustafa.

Kontrolloni gjithashtu

Albert Krasniqi: Gjatë 5 viteve të qeverisjes së VV-së, janë disa çështje që qeveria i ka paraqitur si “suksese të padiskutuara”

Albert Krasniqi nga organizata Demokraci Plus ka shkruar se gjatë pesë viteve të qeverisjes së …