Filluan përgatitjet për Ditën e të Pagjeturve

Nënkryetari  i Komunës së Mitrovicës, Faruk Mujka, ka pritur në një takim përfaqësuesin e organizatës së të pagjeturve “Zëri i prindërve”, Bajram Çerkini, me të cilin diskutuan për aktivitetet që do të organizohen me rastin Ditës së të pagjeturve-15 Prilli, në Komunën e Mitrovicës

Në takim morën pjesë edhe drejtori i Drejtorisë së Integrimeve Evropiane, Qazim Nimani dhe shefi i Sektorit për Dëshmorët, Invalidët dhe të Zhdukurit, Murat Jusufi.

Të pranishmit në takim u dakorduan që të formohet Këshilli Organizativ, detyrë e të cilit është që të merret me organizimin e aktiviteteve lidhur me këtë ditë përkujtimore.

Ndër të tjera në takim u diskutua edhe për gjetjen e mundësive materiale për ndërtimin e një obelisku për personat e pagjetur dhe martirët, për çka hapësirën e nevojshme do ta siguronte Komuna.

Nënkryetari Mujka, pasi mbështeti organizmin e aktiviteteve për këtë datë të rëndësishme, tha se Komuna e Mitrovicës do t’i përmbush me përpikëri obligimet e saj.

Kontrolloni gjithashtu

Fillojnë vizitat sistematike të nxënësve të klasave të para dhe pesta të shkollave të komunës së Rahovecit 

Fillojnë vizitat sistematike të nxënësve të klasave të para dhe pesta të shkollave të komunës …