KPF në Malishevë mbajti mbledhjen e katërt të radhës

Komiteti për Politikë dhe Financa (KPF), organ i Kuvendit të Komunës së Malishevës, nën drejtimin e kryesuesit të Kuvendit të Komunës, Aziz Thaçi, ka mbajtur mbledhjen e katërt të radhës, për këtë vit, dhe ka dhënë disa rekomandime për mbledhjen e ardhshme të Kuvendit të Komunës së Malishevës. Në mesin e këtyre rekomandimeve është draft programi komunal, trevjeçar për banim 2017-2020.

Pas shqyrtimeve, Komiteti për Politikë dhe Financa ka rekomanduar për mbledhjen e ardhshme të kuvendit, informimin e Kryetarit të Komunës, për punën e KKSB-së, për vitin 2016, si dhe është rekomanduar për kuvend edhe plani i punës për vitin 2017. Po ashtu për kuvend, është rekomanduar edhe plani vjetor i njësisë së auditorit të brendshëm.

Për mbledhjen e ardhshme, janë rekomanduar edhe raporti i punës për vitin 2016, pastaj plani i punës për vitin 2017, i Qendrës për Punë Sociale në Malishevë, si dhe draft-Programi komunal trevjeçar i banimit 2017-2020, si dhe raportet e dy komisioneve që kanë të bëjnë me pronat.

Krahas këtyre rekomandimeve, për mbledhjen e ardhshme, KPF ka rekomanduar edhe katër kërkesa të qytetarëve, që kryesisht kanë të bëjnë me ndërrim destinimi të tokës.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Haliti inspekton punimet në projektin ndërkufitar të financuar nga Bashkimi Evropian

Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti, ka vizituar nga afër punimet që po zhvillohen …