Zv. Ministri Hoti: Krahas RYCO-s, Tradukit, në Ballkanin Perëndimor të mbështeten mediet

Përgjatë takimeve të RYCO-s të ditës së tretë të punimeve, përfaqësuesit e të gjashtë shteteve pjesëmarrëse zhvilluan takime edhe në Ministrinë e Punëve të Jashtme me përfaqësuesin Special për Evropën Juglindore, për shtetet e EFTA-s dhe për Turqinë, ku morën pjesë edhe ambasadori i Italisë dhe përfaqësuesi i Francës.

Në kuadër të këtij takimi me Ambasadorin Dr. Christian Hellbach në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Gjermanisë, zëvendësministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Rexhep Hoti e falënderoi z. Hellbach për kontributin e qeverisë gjermane dhe të asaj franceze për RYCO-n, si dhe i falënderoi për mbështetje edhe të shteteve tjera, me theks te veçantë për shtetin e Austrisë dhe Italisë.

Në lidhje me peshën dhe rëndësinë e këtij projekti për të rinjtë e Republikës së Kosovës, që të jenë pjesë e përbashkët e këtij projekti evropian në kuadër të Ballkanit Perëndimor, zëvendësministri Hoti edhe këtu theksoi vështirësitë me të cilat përballen të rinjtë nga Kosova kur është në pyetje liria e lëvizjes, qoftë në kuadër të shteteve pjesëmarrëse në RYCO-së, qoftë në kuadër të shteteve të EU-së.

Duke marrë si shembull funksionimin e mirë të organizatave me karakter evropian, siç janë Traduki e së fundi edhe RYCO, ku pjesëmarrja e politikës është kombinuar suksesshëm me shoqërinë civile, me rininë si dhe me pjesën kreative të shoqërisë, siç janë krijuesit dhe artistët, zëvendësministri Hoti hodhi idenë e propozimit që në kuadër të këtij zinxhiri te suksesit të formohet edhe një projekt ekskluziv medial, i cili do të merrte mbështetje financiare të drejtpërdrejtë për gazetarët në radhë të parë.

Mbështetja e medieve, me theks te veçantë për pesë shtetet e Ballkanit Perëndimor, siç janë Shqipëria, Serbia, Mali i Zi, Kosova dhe Maqedonia, do te kishte një epërsi strategjike jo vetëm në pavarësimin e medieve nga ndikimet brutale në hapësirat e shteteve në fjalë, por edhe lufta kudër korrupsionit e kriminalizimit do të merrte një perspektivë krejt tjetër.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Haliti me nderim të thellë dhe përgjegjësi institucionale, kujton 24 marsin, një nga datat më të rëndësishme në historinë moderne të Kosovës

Kryetari i komunës së Vitisë. z. Sokol Haliti  me anë të një postimi në Facebook, …