Ilir Meta

Ilir Meta: Kërkon që politika të punojë me shumë për të ardhmen evropiane të Shqipërisë

Kryetari i Kuvendit të Shqipërisë dhe kreu i LSI-së Ilir Meta, ka zhvilluar një takim më përfaqësuesit e komunitetit shqiptar në Londër të Britaninë së Madhe. Meta deklaroi së politika duhet të punojë me shumë për ta konsoliduar më tej të ardhmen evropiane të Shqipërisë, ndërsa vlerësoi kontributin e komunitet shqiptar. “Ne si politikanë duhet të punojmë shumë për ta konsoliduar më tej të ardhmen evropiane të Shqipërisë në mënyrë që edhe ju të merrni sa më shumë lajme të mira nga vendi ynë, por edhe të afërmit tuaj dhe familjarët tuaj në Shqipëri. Ju keni arritur të kontribuoni për familjet tuaja dhe të investoni që shumë nga të afërmit tuaj gjithashtu të studiojnë këtu. Kemi një komunitet të jashtëzakonshëm që punon në Londër dhe në Britaninë e Madhe, kjo është një pasuri e madhe për vendin tonë, që ne duhet ta shfrytëzojmë më mirë sidomos në drejtim të integrimit të gjithë atyre që studiojnë këtu në institucione dhe në të gjithë jetën e vendit pasi sjellin një kulturë të re, sjellin një vizion të ri”, ka theksuar Meta.

Kontrolloni gjithashtu

Paskal Milo: Edhe sikur Serbia të ndërgjegjësohet, Moska ka synim që ta mbajë Kosovën në një gjendje krize

Paskal Milo: Qeveria e Kosovës duhet të kishte reaguar ndaj arrestimit të Thaçit dhe krerëve të tjerë të UÇK-së

Ish-ministri i Jashtëm, Paskal Milo, ka reaguar ashpër pas kërkesës së Prokurorisë në Hagë për …