Drejtor i Shërbimit Veterinar Edi Ferro: Shqipëria nuk është prekur nga gripi i shpendëve

Drejtor i Shërbimit Veterinar Edi Ferro: Shqipëria nuk është prekur nga gripi i shpendëve

Edi Ferro drejtori i Shërbimit Veterinar, në Ministrinë e Bujqësisë së Shqipërisë ka deklaruar së shteti shqiptar nuk është prekur nga gripi i shpendëve. “Shqipëria nuk konsiderohet vend i prekur, por është vend me rrezikshmëri të lartë sepse të gjitha vendet e rajonit kanë 1, 2 apo 3 vatra të konfirmuara. Ju mund të thoni si ka mundësi? Unë do të thosha se si ka mundësi që është prekur një pjesë e rajonit të Lombardisë dhe nuk është prekur pjesa tjetër e Italisë. Ekspertët tanë bashkë me ata të BE-së nuk kanë një rast të konfirmuar. Të shohim si do të shkojnë gjërat në ditët në vijim. Shpendë të ngordhur ka dhe do të ketë. Veterinaria është shkencë dhe është vërtetuar nga analizat zyrtare se nuk kemi të bëjmë me një rast të gripit të shpendëve”, ka theksuar Ferro.

Kontrolloni gjithashtu

Lindner: Synimi i Putinit s’është vetëm Ukraina por edhe Evropa

Ministri gjerman i Financave, Christian Lindner ka thënë se synimi i Putinit s’është vetëm pushtimi …