Fillimi / Lajmet / Ilir Meta: Kërkon që politika të punojë me shumë për të ardhmen evropiane të Shqipërisë
Ilir Meta

Ilir Meta: Kërkon që politika të punojë me shumë për të ardhmen evropiane të Shqipërisë

Kryetari i Kuvendit të Shqipërisë dhe kreu i LSI-së Ilir Meta, ka zhvilluar një takim më përfaqësuesit e komunitetit shqiptar në Londër të Britaninë së Madhe. Meta deklaroi së politika duhet të punojë me shumë për ta konsoliduar më tej të ardhmen evropiane të Shqipërisë, ndërsa vlerësoi kontributin e komunitet shqiptar. “Ne si politikanë duhet të punojmë shumë për ta konsoliduar më tej të ardhmen evropiane të Shqipërisë në mënyrë që edhe ju të merrni sa më shumë lajme të mira nga vendi ynë, por edhe të afërmit tuaj dhe familjarët tuaj në Shqipëri. Ju keni arritur të kontribuoni për familjet tuaja dhe të investoni që shumë nga të afërmit tuaj gjithashtu të studiojnë këtu. Kemi një komunitet të jashtëzakonshëm që punon në Londër dhe në Britaninë e Madhe, kjo është një pasuri e madhe për vendin tonë, që ne duhet ta shfrytëzojmë më mirë sidomos në drejtim të integrimit të gjithë atyre që studiojnë këtu në institucione dhe në të gjithë jetën e vendit pasi sjellin një kulturë të re, sjellin një vizion të ri”, ka theksuar Meta.

Kontrolloni gjithashtu

Deputetja e Kuvendit të Shqipërisë, Rudina Hajdari ka vendosur që të krijojë një parti të re

Ish-deputetja Rudina Hajdari, ka deklaruar se opozita, në tërësi sot është më e përçarë se kurrë

Ish-deputetja nga radhët e PD-saë Rudina Hajdari, e cila ndodhet në Amerikë ka deklaruar se ...