Veseli: Amerika ishte dhe mbetet mburojë e lirisë dhe pavarësisë sonë

Kadri Veseli: Nuk i harrojmë viktimat e kësaj masakre, as viktimat anekënd Kosovës

Kryetari i Kuvendit të  Kosovës, Kadri Veseli, sot, në 18-vjetorin e masakrës së kryer nga forcat serbe në fshatin Izbicë të Skenderajt, gjatë të cilës u vranë dhe u masakruan 147 civilë të pafajshëm shqiptarë, bëri homazhe dhe vendosi lule në varrezat e viktimave të kësaj masakre. Duke kujtuar dhe nderuar viktimat, kryeparlamentari Veseli tha se ky është çmimi i lirisë sonë, një sakrificë e jashtëzakonshme njerëzore, nga foshnjat deri te njerëzit e palëvizshëm. Kreu i Kuvendit, Kadri Veseli tha se do të punohet fuqishëm në mënyrë që t’u krijohet perspektivë qytetarëve, me jetë dinjitoze dhe krenare, e cila lidhet me shtetin e pavarur dhe sovran të Kosovës, i cili do të forcohet dita-ditës. Kryetari Veseli tha se viktimat e kësaj masakre dhe të gjitha viktimat anekënd Kosovës, nuk do të harrohen asnjëherë dhe do të punohet deri në fund që drejtësia të vihet në vend.

Kontrolloni gjithashtu

Lindner: Synimi i Putinit s’është vetëm Ukraina por edhe Evropa

Ministri gjerman i Financave, Christian Lindner ka thënë se synimi i Putinit s’është vetëm pushtimi …