Ambasadori i OSBE-së: Bojkoti i zgjedhjeve dëmton Shqipërinë por edhe opozitën, prandaj dialogoni për ta zgjidhur krizën

Ambasadori i OSBE-së: Bojkoti i zgjedhjeve dëmton Shqipërinë por edhe opozitën, prandaj dialogoni për ta zgjidhur krizën

Ambasadori i OSBE-së në Tiranë, Bernd Borchardt, ka deklaruar se bojkoti i paralajmëruar i zgjedhjeve të qershorit nga opozita do ta dëmtonte rëndë Shqipërinë, por edhe vetë Partinë Demokratike. Ai thekson se me anë të dialogut duhet të zgjidhen problemet e jo më kërcënime e bojkotime. “Besoj fuqimisht që shqiptarët meritojnë zgjedhje të lira dhe të ndershme, në kohë dhe me përfaqësimin e duhur të të gjitha partive. OSCE/ODIHR-i po përgatit një mision shumë të plotë për vëzhgimin e zgjedhjeve. Nëse partitë duan që zgjedhjet të bazohen te një ligj më i mirë zgjedhor, atëherë ato duhet të gjejnë konsensus për përmirësimet. I kemi nxitur prej më shumë se një viti që ta bëjnë këtë gjë. Kemi bërë shumë rekomandime për përmirësime. Mënyra për të ecur para duhet të jetë dialogu për përmirësimet e Kodit Zgjedhor dhe jo kërcënimet për një bojkot të zgjedhjeve; një bojkot vetëm sa do të dëmtonte vendin dhe ata që e fillojnë atë. Kërcënimet për të ndërprerë procesin e rregullt demokratik do të ishin shumë të papërgjegjshme; janë shumë të paktë ata shqiptarë që mund të duan që vendi të shkojë 20 vite pas. Thirrjet për dhunë janë një territor ku nuk duhet shkelur absolutisht”, ka deklaruar ai.

Kontrolloni gjithashtu

Christopher Hill

Prokuroria për krimet në fushën e teknologjisë, në Serbi, fillon hetimet për kërcënimet që iu kanë bërë, ambasadorit Hill

Një prokurori për krimet në fushën e teknologjisë në Serbi ka filluar hetimet lidhur me …