leoni

Ministrja Ahmetaj takon ambasadorët e shteteve anëtare të BE-së

Ministrja Ahmetaj takon ambasadorët e shteteve anëtare të BE-së

Ministrja e Integrimit Evropian, Mimoza Ahmetaj është takuar  gjatë të martës me ambasadorët dhe shefat e misioneve të shteteve anëtare të BE-së, me të cilët diskutuan për prioritetet kyçe në kuadër të procesit të integrimit evropian, liberalizimin e vizave, zbatimi i MSA-së dhe Agjenda Evropiane e Reformave. Sa i përket liberalizimit të vizave, ministrja i njoftoi ambasadorët për zhvillimet e fundit në kuadër të zbatimit të kriterit të dytë, respektivisht rezultatet në luftimin e krimit të organizuar dhe korrupsionit. Deri më sot, janë shenjëzuar 34 raste, janë ngrit 26 aktakuza, 4 raste kanë marrë vendime të shkallës së fundit, 2 të shkallës së parë, ndërsa të tjera janë në stade të ndryshme të shqyrtimit gjyqësor. Njëkohësisht,  Ahmetaj i njoftoi Ambasadorët për rezultatet e punës së ekipit të veçantë në kuadër të Prokurorisë Speciale për luftimin e krimit të organizuar dhe korrupsionit. Ambasadorët vlerësuan angazhimin e MIE-së për koordinimin e agjendës Evropiane dhe mirëpriten hapat pozitiv të institucioneve në luftë kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit. Njëkohësisht, Ambasadorët ftuan institucionet që të vazhdojnë me përkushtim reformat në drejtësi.

Kontrolloni gjithashtu

Në Samitin e Sofjes marrin pjesë krerët më të lartë shtetërorë të vendeve të BE-së e Ballkanit Perëndimor

Londra pret Samitin e Procesit të Berlinit: Fokus te siguria, migrimi dhe tregu i përbashkët rajonal

Në datën 22 tetor, në Londër do të mbahet Samiti i Procesit të Berlinit, ku …