Nesër në seancën e tij të radhës në Colmar të Francës pritet të lirohet kryetari i AAK-së Ramush Haradinajt

Vendimi ndaj Haradinajt mund të shtyhet sërish

Gjykata e Apelit në Colmar të Francës, e cila pritet që të vendos më 6 prill fatin e ish-komandant i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe ish-kryeministrit, Ramush Haradinaj, mbi ekstradimin ose jo në bazë të kërkesës së Serbisë, me shumë mundësi mund ta shtyjë sërish vendimin. Lajmi njoftohet nga mediet serbe, për të cilat ka folur zëdhënësja e gjykatës, Sandra di Rosa.  Seanca e së enjtes do të adresojë përgjigjet e Ministrisë serbe të Drejtësisë për të gjitha pyetjet që ka gjykata franceze, shpjegoi Di Rosa. Ndërsa e pyetur se çfarë mund të pritet në përfundim të kësaj seance, ajo tha se dhoma hetuese e gjykatës me shumë mundësi do ta shtyjë vendimin deri në një seancë tjetër dëgjimore.

Kontrolloni gjithashtu

AAK-ja ka festuar 24-vjetorin e themelimit në një takim me strukturat e të gjitha niveleve të organizimit dhe me simpatizantë

AAK-ja ka festuar 24-vjetorin e themelimit në një takim me strukturat e të gjitha niveleve të organizimit dhe me simpatizantë

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka festuar  24-vjetorin e  themelimit, me një takim të organizuar …