Isa Mustafa

Kryeministri i Kosovës e ka ngushëlluar familjen e Ilir Mustafes, pas ndarjes nga jeta këtij veprimtari

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, ka ngushëlluar familjen Mustafa, pas ndarjes nga jeta të veprimtarit, Ilir Mustafa. Në telegram e tij thuhet: “E nderuara Familje Mustafa. Me pikëllim dhe dhimbje mësuam lajmin për ndarjen nga jeta të veprimtarit të shquar, Ilir Mustafa. Iliri ishte një personalitet dhe aktivist i palodhshëm i Lirisë dhe Pavarësisë së Kosovës, duke dhënë kontribut të shumanshëm me aktivitetet e tij në Kosovë, por në veçanti pas migrimit të detyruar në Francë. Me punën dhe veprimtarinë e tij në shërbim të Atdheut në periudhën e sensibilizimit të opinionit botëror për kauzën e drejtë të Kosovës, Ilir Mustafa konsiderohej me të drejtë si një prej përfaqësuesve më të denjë të Kosovës në Francë. Iliri ka dhënë kontribut të madh edhe për Gjilanin përmes aktiviteteve tjera, duke përfshirë angazhimin në kuadër të Asociacionit “Kosova- Ansambël”. E nderuara Familje Mustafa, Më lejoni t’ju shpreh ngushëllimet më të sinqerta për këtë humbje të madhe. I qoftë i lehtë dheu i Kosovës”, ka theksuar kryeministri.

Kontrolloni gjithashtu

Kosova dhe Serbia, janë zotuar se më 22 mars do t’i dorëzojnë propozimet e tyre për përdorimin e dinarit në Kosovë

Pas diskutimeve, në Bruksel, Lajçak, paraqiti një dokument kompromisi lidhur me qëndrimet e të dyja palëve për dinarin e Serbisë

Në takimin e fundit të dialogut në Bruksel, Kosova dhe Serbia nuk arritën një marrëveshje …