Haradinaj: Të rinjtë nuk do të jenë numra por pjesë e vendimmarrjes

Haradinaj: Të rinjtë nuk do të jenë numra por pjesë e vendimmarrjes

I nominuari për kryeministër të Kosovës, Ramush Haradinaj, u takua të shtunën me të rinjtë e kryeqytetit në amfiteatrin e Germisë në Prishtinë. Haradinaj në fjalën e tij, ndër të tjera tha se ai do të punojë që rinisë së kryeqytetit, rinisë së Kosovës t’i kthehet Kosova. “Rinia jonë nuk do të kalojë kohë duke u përgatitur për një të ardhme me të panjohura. Do të krijojmë qartësi për të ardhmen e secilit. Të rinjtë e këtij vendi nuk do të jenë numra por pjesë e vendimmarrjes”, tha Haradinaj. Siç njofton AAK, ky ka qenë takimi i parë me rininë, në kuadër të një turi që do ta zhvillojë edhe me të rinjtë në qytete të ndryshme. Nesër Haradinaj mban debat me qytetarët e Prizrenit, transmeton KosovaPress.

Kontrolloni gjithashtu

Ganimete Musliu: Bazuar në mënyrën e qeverisjes së Albin Kurtit, qeveria e tij nuk do e pres fundin e këtij viti

Ganimete Musliu: Kosova po kalon ditët më të vështira, shteti i bllokuar nga interesa partiake

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu, ka reaguar pas masës së përkohshme të …