Ahmet Isufi: Gjithë ata që janë rreshtuar në UÇK kanë pas uniformë, Albin Kurtin kurrë se kam parë të tillë

Isufi: Me Ramushin kryeministër puna nis në ora 7:00

Nënkryetari i Aleancë për Ardhmërinë e Kosovës Ahmet Isufi, ka deklaruar se nëse Ramush Haradinaj bëhet kryeministër ka shumë gjasë që vendimin e parë që do ta merr të jetë që puna në administratë publike të fillojë nga ora 7:00 e mëngjesit. Sipas tij në 100 ditshin e Qeverisë Haradinaj, ka pasur angazhim të jashtëzakonshëm edhe jashtë orarit të punës duke pasur parasysh intensitetin e zhvillimeve që kanë ndodhur. “Prandaj unë kam të njëjtin mendim se zoti Haradinaj do të jetë i përpiktë dhe po ashtu do të ketë disiplinë në punën e tij në mënyrë që të gjithë të ndihemi mirë se punojmë për shtetin tonë”, ka thënë Isufi për gazetën “Fjala”. Ai ka theksuar se Haradinaj i jep rëndësi të madhe punës në jetën e tij. “Zoti Haradinaj gjithmonë zgjohet herët dhe kur ka qenë në Trupat Mbrojtëse të Kosovës, kur kemi bashkëpunuar me të, por edhe në Qeveri. Është njeri që më shumë i jep rëndësi punës dhe normalisht tërë kohën e ka punë”, ka deklaruar Isufi.

 

Kontrolloni gjithashtu

Analisti, Artan Behrami kritikon Albin Kurtin për veprime populiste

Artan Behrami: PDK nuk e mbështet qeverinë e re, Kosova duhet të shkojë sa më shpejt në zgjedhje

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Artan Behrami, ka përsëritur qëndrimin e qartë të partisë …