Qindra vullnetarë marrin pjesë në aksionin “Ta Pastrojmë Kosovën” në Skenderaj

Në Skenderaj të mërkurën është realizuar aksioni për pastrimin e ambientit “Ta Pastrojmë Kosovën”. Në aksion kanë marrë pjesë qindra vullnetarë dhe nxënës të shkollave të mesme të Skenderajt.

Aksionin e kanë përkrahur Komuna e Skenderajt dhe Kompania Rajonale e Mbeturinave “Uniteti”.

Koordinatori i aksionit për Skenderaj Xhevat Dervishi ka thënë se në aksion kanë marrë pjesë rreth 200 vullnetarë dhe nxënës të shkollave të mesme të Skenderajt të përkrahur me pajisje dhe makineri nga Komuna e Skenderajt dhe Uniteti.

Gjatë ditës janë pastruar pjesë të qytetit të Skenderajt, si dhe janë larguar 4 deponi ilegale.

Kontrolloni gjithashtu

U përkujtua dëshmori Kemajl Azizi

Në 27-vjetorin e rënies heroike të dëshmorit të kombit, Kemajl Azizi, Kryetari i Komunës së …