Haradinaj nderohet me titullin “Misionar i Paqes”

Haradinaj nderohet me titullin “Misionar i Paqes”

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, njëherësh kandidat për kryeministër nga koalicioni PDK-AAK-Nisma, Ramush Haradinaj, është nderuar me titullin “Misionar i Paqes” dhe me medaljen “Golden Ambassador Richard Holbrooke”. Ky titull dhe kjo medalje Haradinajt i është ndarë nga Misioni Diplomatik për Paqe dhe Prosperitet dhe Misioni Diplomatik Amerikan për Paqen Botërore. Me këtë rast, Haradinaj ka deklaruar se sot është një moment ndryshe, dhe një nderë për të. “Kur vjen ky nderim prej Amerika është vetvetiu më i çmueshëm, pasi që Amerika është engjëlli ynë mbrojtës. Ne do të jemi besnik të idealeve të lirisë dhe paqes të cilave ju prinë Amerika”, ka deklaruar Haradinaj. Ndërsa, Shefki Hysa, drejtor i Misionit për Paqe dhe Prosperitet, ka theksuar se Haradinaj nuk i përket më vetëm Kosovës, por gjithë botës për paqe. Hysa ka thënë se të tjerët thonë që të mos i lartësojnë shumë heronjtë, por ai ka pyetur se a a mund të harrohen sakrificat e djemve të UÇK-së.

 

Kontrolloni gjithashtu

DASH: Qeveria e Kosovës është treguar e pasuksesshme në përpjekjet për të hetuar dhe luftuar individët e korruptuar

DASh, është shprehur i zhgënjyer pasi dy persona të sanksionuar nga ShBA janë propozuar për të qenë pjesë e qeverisë së re në Serbi

Departamenti Amerikan i Shtetit ka  bërë e ditur se pozicioni i tyre për ish-shefin e …