leoni

Koalicioni PDK-AAK-Nisma nënshkroi Deklaratën e mirësjelljes për zgjedhjet

Koalicioni PDK-AAK-Nisma nënshkroi Deklaratën e mirësjelljes për zgjedhjet

Zëvendëskryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj, ka nënshkruar sot në emër të koalicionit PDK-AAK-Nisma, Deklaratën e mirësjelljes për zgjedhjet e 11 qershorit, e cila parasheh normat e sjelljes së të gjitha partive politike që garojnë në zgjedhjet parlamentare. Hoxhaj ka thënë se janë të përkushtuar që këto zgjedhje të arrijnë edhe një standard të lartë demokratik të organizimit dhe të mbarëvajtjes. “Si përfaqësues i koalicionit PDK-AAK-Nisma, sot nënshkrova deklaratën e mirësjelljes për zgjedhjet e 11 qershorit me të gjitha partitë politike që garojnë. Njëzëri shprehëm vullnetin dhe përkushtimin tonë që këto zgjedhje duhet të arrijnë edhe një standard të lartë demokratik të organizimit dhe mbarëvajtjes”, ka shkruar Hoxhaj në llogarinë e vet në “Facebook”

 

Kontrolloni gjithashtu

Gjykata e Apelit

Gjykata e Apelit lë në fuqi dënimin me 12 vite burg për Ekrem Bajroviqin për krime lufte kundër popullatës civile

Gjykata e Apelit e Kosovës ka refuzuar ankesën e mbrojtjes së të akuzuarit Ekrem Bajroviqi, …