Isufaj: Rritja e numrit të prokurorëve ka ndikuar në rritjen e lëndëve të vjetra të zgjidhura

Isufaj: Rritja e numrit të prokurorëve ka ndikuar në rritjen e lëndëve të vjetra të zgjidhura

Kryesuesi i Këshillit Prokurorial të Kosovës, Blerim Isufaj, sot ka pritur në takim një delegacion të Kapaciteteve të Administrimit dhe Planifikimit Civil të BE-së, në përbërje të të cilit ishin Jean Marc Pisani, Udhëheqës i Divizionit – Drejtimi i Operacioneve dhe Holger Osterrieder, Udhëheqës i Sektorit për Evropën – Drejtimi i Operacioneve. Në fillim të takimit, kryesuesi Isufaj prezantoi strukturën e re të KPK-së të bërë me ndryshimet e fundit ligjore, ndërsa foli për punët që janë duke u bërë dhe planifikimet për të ardhmen. Kryesuesi Isufaj me këtë rast ka vlerësuar bashkëpunimin dhe mbështetjen e institucioneve të BE-së në përgjithësi, por edhe atyre në Kosovë, siç është EULEX-i, dhënë për sistemin prokurorial të Kosovës. Në anën tjetër, përfaqësuesit e delegacionit të BE-së, pasi vlerësuan punën që është duke e bërë KPK, shprehën gatishmërinë për mbështetje të mëtutjeshme të sistemit prokurorial të Kosovës me qëllim të ngritjes së efikasitetit në punë. Gjatë këtij takimi u bisedua edhe për numrin e lëndëve të vjetra, ku lidhur me këtë temë kryesuesi Isufaj tha se rritja e numrit të prokurorëve ka ndikuar në rritjen e numrit të lëndëve të vjetra të zgjidhura. Ai tha se sistemi prokurorial ka vendosur si prioritet zgjidhjen e lëndëve të vjetra me qëllim të mos lejimit të parashkrimit të tyre.

Kontrolloni gjithashtu

Rrezikohet rruga e anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës pas rekomandimeve të Francës dhe Gjermanisë

Hapat e fundit të Kosovës drejt anëtarësimit në Këshillin e Evropës shfaqin shenja të kthimit …