leoni

Fletevotimet

Kërkohet të hetohen 50 mijë fletëvotimet e pavlefshme

Numri i fletëvotimeve të pavlefshme që kanë nxjerrë zgjedhjet e 11 qershorit është vlerësuar shqetësues. Zyrtarët e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve dhe njohësit e proceseve zgjedhore kanë vlerësuar se 50 mijë votat e pavlefshme duhet të hetohen në mënyrë që të shihen arsyet pse ka ndodhur kjo. Sipas tyre, prishja e fletëvotimeve nga qytetarët mund të jetë bërë për arsye të ndryshme. “Arsyet se pse ka ardhur deri te ky numër kaq i madh i fletëvotimeve të pavlefshme nuk mund t’i dimë, sepse nuk e kemi hupur akoma asnjë kuti. Numri preliminar i këtyre fletëvotimeve është rreth 50 mijë, mirëpo derisa nuk janë hapur kutitë nuk mund ta dimë arsyen se pse ka ndodhur kjo. Sidoqoftë, KQZ-ja ndoshta do ta formojë ndonjë komision i cili do ta bënte hetimin e këtyre fletëvotimeve për t’i parë arsyet se pse ka ardhur deri te kjo”, ka thënë për gazetën “Epoka e re” koordinatori i Qendrës së Numërimit dhe Rezultateve, Burim Ahmetaj. Ai ka treguar se në krahasim me zgjedhjet paraprake, ky nunër është rritur dukshëm.

Kontrolloni gjithashtu

Më 16 maj 1999, në rrethana ende të pa ndriçuara është zhdukur nga forcat serbe, veprimtari kombëtar, Ukshin Hoti

Veprimtari i mirënjohur i Lëvizjes Kombëtare, profesori Ukshin Hoti ka lindur më 17 Qershor të …