Ushtrimi fushor “Mirusha 2017” në fazën finale të përgatitjeve

Është mbajtur takimi i rregullt i grupit punues për përgatitjen e ushtrimit fushor “Mirusha 2017”, që duhet të mbahet më 11 dhe 12 korrik të këtij viti. Përgatitjet për mbajtjen e këtij ushtrimi kanë hyrë në fazën finale. Ky ushtrim fushor organizohet nga Drejtoria për Mbrojtje dhe Shpëtim e komunës së Malishevës, në bashkëpunim me Agjencinë për Menaxhimin e Emergjencave (AME), ndërsa qëllimi i këtij ushtrimi është, verifikimi i kapaciteteve në rastet emergjente. Në këtë takim, u tha se përgatitjet kanë hyrë në fazën finale dhe se janë duke koordinuar aktivitetet që do të zhvillon me rastin e mbajtjes së këtij ushtrimi fushor, në të cilin do të marrin pjesë, të gjithë faktorët për menaxhimin e emergjencave eventuale, ku përfshihen organet përgjegjëse komunale, ekipet e zjarrfikësve dhe shpëtimit, Policia e Kosovës, shërbimet shëndetësore, organizatat, Kryqi i Kuq dhe faktorët tjerë, të cilët kanë obligime në rastet emergjente. Në takim është prezantuar skenari i përgatitur nga drejtoria për mbrojtje dhe shpëtim dhe AME, ku përfshihet planifikimi, komunikimi dhe të gjitha çështjet tjera që ndërlidhen me rastet emergjente, si dhe obligimet e sektorëve tjerë, të përcaktuara sipas ligjeve dhe rregulloreve, për rastet emergjente. Ushtrimi fushor “Mirusha 2017”, është i pari i këtij lloji që do të mbahet në Malishevë, ndërsa do të inskenohen tri raste të emergjencave, si vërshime, zjarre dhe aksidente në komunikacion, që vijnë si pasojë e kushteve atmosferike. Ky ushtrim do të mbikëqyret nga organet përgjegjëse vendore dhe ndërkombëtare.

Kontrolloni gjithashtu

Zyra për Barazi Gjinore në Malishevë, përmbyllë aktivitetet për vitin 2025

Zyra për Barazi Gjinore dhe sektorët brenda sajë, Mbrojtja e të drejtave të njeriut, fëmijëve, …