PS 73 mandate, PD 43 dhe LSI 19

PS 73 mandate, PD 43 dhe LSI 19

Kur procesi i numërimit të votave po i afrohet fundit, PS ka siguruar fitore bindëse duke siguruar 73 mandate, PD ka shënuar rënie krahasuar me zgjedhjet e kaluara dhe ka marrë 43 mandate, LSI ka një rritje të ndjeshme pasi ka 19 mandate, PDIU ka 4 mandate dhe PSD 1 mandat. Në shumë qendra numërimi kanë përfunduar procesi i numërimit të votave, ndërsa nga votat qw kanw mbetur pa numëruar mund të ketë ndryshime shumë të vogla, me lëvizje të një mandati nga një parti tek tjetra. Numri i mandateve që ka fituar PS ia mundëson që ta formojë e vetme qeverinë, pasi Parlamenti shqiptar ka 140 ulëse, transmeton KosovaPress.

Kontrolloni gjithashtu

KFOR forcon praninë në jug të Kosovës me patrullime ajrore dhe stërvitje të përbashkëta

Në jug të Kosovës, trupat gjermane të KFOR-it, të mbështetura nga njësitë amerikane të aviacionit …