Monika Kryemadhi

Javën e ardhshme mbahet Konventa e LSI-së për zgjedhjen e liderit të ri

Javën e ardhshme, të mërkurën, Lëvizja Socialiste për Integrim do ta mbajë Konventën Kombëtar, në të cilën do të zgjedhet lideri i ri të saj, pas dorëheqjes së Patrit Vasilit. Ky i fundit ka treguar arsyet e dorëheqjes së tij nga kreu i partisë. “Ky rol i ri kërkon energji të reja, intensitet të lartë edhe se më parë. Në këtë funksion unë jap dorëheqjen si kryetar i LSI-së. Ja kam paraqitur këtë propozim Kryesisë së LSI-së. Kam marrë besimin e saj për të drejtuar grupin parlamentar”, është shprehur Vasili. Ai ka treguar se kush mund ta zëvendësojë atë në postin e kryetarit të LSI-së. “Në funksion të këtij dinamizmi të ri të partisë t’i propozojë LSI nga ana ime zonjën Monika Kryemadhi si kandidate për LSI bazuar jo thjesht në pozicionin e zv/kryetares, por në radhë të parë për cilësinë politike të jashtëzakonshme”, ka thënë Vasili. (TCh)

 

Kontrolloni gjithashtu

Mbi 35 orë përgjime ndaj Thaçit në Hagë, mbrojtja akuzon Prokurorinë për ngarkesë dhe ndryshim përkthimesh

Ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, i cili po mbahet në qendrën e paraburgimit në Hagë, …