Oda Amerikane mirëpret vendimin për shtyrjen e mbledhjes së premiumeve shëndetësore

Oda Amerikane mirëpret vendimin për shtyrjen e mbledhjes së premiumeve shëndetësore

Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë mirëpret vendimin e sotëm të Qeverisë së Kosovës për të shtyrë fillimin e mbledhjes së premiumeve shëndetësore dhe rrjedhimisht implementimin e Ligjit për Sigurime Shëndetësore. Oda Amerikane konsideron se fillimi eventual i procesit të mbledhjes së premiumeve shëndetësore pa përmbushje të kritereve të nevojshme do të ishte në kundërshtim me dispozitat e ligjit dhe do të shkaktonte huti në mesin e komunitetit të biznesit. “Oda Amerikane kërkon nga Qeveria e vendit dhe institucionet e tjera përgjegjëse që periudhën në vijim ta shfrytëzojnë për kryerjen e të gjitha përgatitjeve të nevojshme për implementimin e këtij ligji të rëndësishëm për qytetarët e Republikës së Kosovës”, thuhet në një komunikatë për media. Po ashtu Oda Amerikane kërkon nga Qeveria dhe Kuvendi që të marrin në konsideratë vërejtjet dhe rekomandimet e palëve të interesit gjatë procesit të plotësim-ndryshimit të ligjit të sipërcekur, në përputhje me Agjendën Legjislative të vitit 2017.

Kontrolloni gjithashtu

OVLUÇK ka njoftuar se ka interesim të madh për të marr pjesë në protestë në Hagë

Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ka njoftuar se ka interesim …