Certifikohen 42 fermere të Skenderajt

Është bërë certifimimi i 42 fermereve  për përpunimin e frutave të pemëve dhe perimeve nga komuna e Skenderaj, në kuadër të një projekti të realizuar nga Iniciativa për Zhvillimin e Bujqësisë së Kosovës IADK në bashkëpunim me Komunën e Skenderajt, përkatësisht Drejtorinë për Bujqësi Pylltari dhe Zhvillim Rural. Projekti ka pasur për qëllim aftësimin e grave fermere në fushën e përpunimit të frutave të pemëve dhe perimeve. Sipas drejtorit të BPZHR-së në Skenderaj, ky projekt ka një rëndësi të veçantë pasi ka aftësuar gratë fermere në fushën e përpunimit të frutave. Ai i ka lavdëruar fermeret për intersimin dhe punën që po bëjnë në ngritjen profesionale në këtë fushë. Ndërsa përfaqsuesi i IADK-së Zenel Bunjaku u shpreh shumë i kënaqur me realizimin e projektit, i cili, sipas tij do t’u ndihmojë shumë grave fermere të intersuara për fushën e përpunimit të produkteve bujqësore. Ai po ashtu u shpreh i kënaqur me punën që është bërë gjatë procesit të trajnimit dhe certifikimit të këtyre fermereve. Në kuadër të angazhimeve ne fushën e përpunimit të frutave të pemëve dhe perimeve, si shembull i mirë vlen të përmendet fermerja nga Izbica Florije Halilaj, e cila me punën e saj ka arritur që të jetë përfituese e projektiti të IADK-së për krijimin e një pike përpunuese në fshatin Izbicë.

Kontrolloni gjithashtu

Institucionet komunale të Skenderajt me homazhe përkujtuan heroin, Malush Ahmeti

Në nderim të rënies heroike të komandantit Malush Ahmeti, 26 vjetë më parë, kryetari i …