Asfaltohet rruga e lagjes ,,Bakaja” në Shtupel të Klinës

Projektet në infrastrukturën rrugore të pushtetit lokal në Klinë, janë shtrirë edhe në fshatin Shtupel të Klinës. Lagja “ Bakaja”, është bërë më rrugë të asfaltuar. Në përurimin e rrugës ka qenë edhe kryetari i Komunës së Klinës, Sokol Bashota i cili ka uruar banorët për këtë projekt shumë të rëndësishëm për këtë lagje dhe më gjerë. Kurse banorët e kësaj lagje janë shprehur shumë të kënaqur me investimin e kryer dhe kanë falënderuar kryetarin Bashota për angazhimin e tij në asfaltimin e rrugës, e cila ka një gjatësi 1.3 km dhe që lidh 40 familje. “Jemi të përkushtuar që të krijojmë kushte sa më të mira për të lehtësuar jetën e qytetarëve në zonat rurale. Në shumë zona janë duke u kryer projekte në fusha të ndryshme që ndikojnë drejtpërdrejtë në mirëqenien e qytetarit”, ka thënë me këtë rast, kryetari i Komunës së Klinës Sokol Bashota i cili ka premtuar realizimin edhe të projekteve tjera në fshatin Shtupel.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Smajl Latifi vizitoi QKMF “DR. Fahredin Hoti”

Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare (QKMF) “Dr. Fahredin Hoti”, së bashku me Drejtorin e Drejtorisë …