????????????????????????????????????

Ka përfunduar vaksinimi dhe dehelmentalizimi i qenve shtëpiak

Këto ditë ka përfunduar procesi i vaksinimit dhe dehelmantizimit të qenve shtëpiak, në territorin e Komunës së Malishevës. Kështu ka njoftuar, drejtori i Drejtorisë për Bujqësi, Murat Hoxha, sipas të cilit, ky proces ka përfunduar me sukses dhe janë vaksinuar rreth 1500 qen, të cilët kanë pronarë dhe mbahen në shtëpi. Sipas drejtorit Hoxha, vaksinimin e ka kryer stacioni i veterinarisë “Enkel-Med-Vet” në Malishevë dhe është kryer me sukses vaksinimi dhe dehelmantizimi i 1500 qenve në të gjitha fshatrat e Komunës së Malishevës. Komuna e ka përkrahur këtë projekt, ndërsa vaksinat dhe tabletat për vaksinimin dhe dehelmantizimin e 1500 qenve, janë sigurua nga Agjencioni i Ushqimit dhe Veterinës (AUV) i Kosovës.

Kontrolloni gjithashtu

Me ftesë të kryetarit Kastrati udhëheqja e komunës së Meyrinit (Zvicër) po qëndron në Malishevë

Me ftesë të kryetarit të Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati, një delegacioni i komunës së …