Takimi Trump-Putin ka zgjatur më shumë se dy orë

Takimi Trump-Putin ka zgjatur më shumë se dy orë

Kryetari amerikan Donald Trump, dhe ai rus Vladimir Putin, u takuan në margjina të samitit të Grupit 20, grupit të vendeve më të industrializuara – në Hamburg të Gjermanisë. Takimi zgjati më shumë se dy orë, ndërsa ishte planifikuar vetëm 35 minuta. Trump ka thënë me këtë rast  se pret “shumë gjëra pozitive” për Moskën dhe Washingtonin. Ai tha se është “nder” për të të takojë homologun rus, ndërsa Putin tha se është “i lumtur” të takojë presidentin amerikan. Pas bisedimeve me dyer të mbyllura, Sekretari amerikan i Shtetit, Rex Tillerson, tha se Trump “i ka bërë presion Putinit për përzierjen e Rusisë në zgjedhjet amerikane”, ndërsa “Putin e ka mohuar përfshirjen”. Ai u tha medieve ruse se ka diskutuar një sërë çështjesh me presidentin amerikan, “përfshirë Ukrainën, Sirinë, probleme të tjera dhe disa çështje dypalëshe”.

Kontrolloni gjithashtu

Borut Pahor

Ish-kryetari i Sllovenisë, Borut Pahor thotë se është i gatshëm të bëhet emisar i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi

Ish-kryetari  i Sllovenisë, Borut Pahor, ka gjasa të emërohet  emisar i Bashkimit Evropian për dialogun …