Limaj, Haradinaj, Kurti, Mustafa

Mustafa kërkon koalicion me AAK-në dhe NISMËN, përjashton PDK-në dhe nuk e begenis Vetëvendosjen

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa ka konfirmuar takimet me Lëvizjen Vetëvendosje, ndërsa konfirmon se është i pamundur bashkëpunimin me PDK-në por jo me AAK dhe Nismën. Ai në një intervistë për RTK, ka thënë se çdo marrëveshje me PAN-in, është marrëveshje me Kadri Veselin, pasi ai e përfaqëson atë koalicion, siç e përfaqëson edhe Mustafa koalicionin e LAA, ndërsa tha se Ramush Haradinaj është vetëm kandidat i tyre për kryeministër. Ne do të jemi të gatshëm të ulemi të bisedojmë me AAK-në dhe Nismën, kur ata do të tërhiqen nga PAN-i dhe atëherë do t’u themi ulemi të bisedojmë dhe ta formojmë qeverinë”, tha Mustafa.  Ai thotë se nëse PAN-i i ka votat, lë ta bëjnë qeverinë. “Ne do ta pranojmë çdo qeveri e cila formohet në mënyrë demokratike”, transmeton KosovaPress.

Kontrolloni gjithashtu

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti pretendon se gjatë qeverisjes së tij, për katër vite janë punësuar 85 mijë punëtor

Gjatë tubimit të fushatës zgjedhore me anëtar dhe simpatizant të partisë Vetëvendosje, lideri i kësaj …