Komuna Deçan

Komuna e Deçanit kërkon kujdes të shtuar nga qytetarët gjatë këtyre ditëve të nxehta

Komuna e Deçanit njofton qytetarët e saj për kujdes të shtuar, meqenëse tani ndodhemi në sezonin e verës, ku mbretërojnë temperatura të larta, mundësia e ndodhjes së zjarreve në pyje dhe parqe nacionale është shumë e mundshme. Komuna e Deçanit posedon një sipërfaqe të madhe të pyjeve,  kullosave të cilat gjatë kësaj sezone janë të frekuentuara nga  lëvizjet e njerëzve që i shfrytëzojnë për piknikë për qëndrim të përkohshëm dhe kryerjen e punëve tjera ditore. Me qëllim të mbrojtjes  së jetës së njerëzve, pasurisë, shtazëve dhe mjedisit nga zjarri, duhet të gjithë qytetarët të ndërmarrin masa dhe veprime për evitimin e shkaqeve të zjarrit për pengimin e mundësisë së zgjerimit të zjarrit për zbulimin dhe fikjen e tij. Duke e ditur se ç’far rëndësie kanë pyjet kërkohet nga të gjithë qytetarët që të kenë kujdes të veçantë dhe të ndërmerren këto masa parandaluese:

–  Të mos ndodhë ndezja e zjarreve të hapura në pyll ose jashtë tij në një largësi që rrezikon pyllin të marrë zjarr.

–  Hedhja e cigareve të ndezura në pyje dhe në tokat pyjore me vegjetacion njëvjeçar moçalorë të thatë, gjethe e të tjera.

–  Përdorimi i tapave të fishekëve të gjahut prej materialit që merr zjarr lehtë.

–  Qitja me predha që shkaktojnë zjarr në zonat ku ka drunj  pyjor të thatë dhe mbeturina pyjore si: (gjethe, shkarpa, kalbësira)etj.

–  Ndalohet kategorikisht ndezja e zjarreve në kullosa deri në 500m në afërsi të pyllit.

–  Tymosja e bletëve në pyll.

–  Të jeni vigjilent për lokalizimin dhe shuarja e zjarrit në vende ku zjarri është ndezur për piknik.

–  Ndalohet djegia e mbeturinave të masës drusore në pyje që rezultojnë  nga shfrytëzimi i pyllit.

Dëmtimi i pyllit me zjarr, me dashje ose nga pakujdesia, dënohet sipas rastit në bazë  të dispozitave të Kodit Penal të Republikës së Kosovës dhe ligjeve tjera që e rregullojnë ketë lëmi, andaj luten të gjithë qytetarët që të kenë kujdesin e shtuar gjatë këtyre ditëve të nxehta të verës.

Kontrolloni gjithashtu

Kanë filluar konsultimet publike për Planin Zhvillimor Komunal të Ferizajt

Në kuadër të hartimit të Planit Zhvillimor të Komunës (PZHK), Komuna e Ferizajt ka filluar …