leoni

Johanes Hahn dhe Ivica Dacic

RKL: Johanes Hahn, Bizmarku i vjetër i Evropës së re, ideator i “varësisë pozitive” të popujve të vegjël

Komisari i BE-së për Zgjerim, Johanes Hahn, ka qenë dhe po mbetet zyrtari më i përkushtuar i këtij unioni globalist, lidhur me çështjen shqiptare. Ai, në pozitën e zyrtarit të lartë për zgjerimin e BE-së, po angazhohet që jo vetëm çështja e Kosovës por edhe çështja shqiptare në përgjithësi të rrudhet e të anashkalohet ashtu si në kohën e Gjermanisë së Otto Bizmarkut, i cili  në Kongresin e Berlinit të 13 qeshorit dhe në Traktatin e Berlinit të 13 korrikut të vitit 1878  kishte përjashtuar  çështjen shqiptare, dhe kishte shpallur botërisht se Shqipëria nuk ekzistonte dhe ajo ishte vetëm një shprehje gjeografike.

 Hahni i ri ka marrë rolin e arbitrit sa u përket shqiptarëve në përgjithësi, duke njohur mentalitetin politikanëve të tyre servilë dhe lehtë të nënshtrueshëm ndaj të huajve, por trima  të çartur, që të marrin gjak në vetull,  kur janë  në pyetje intereste e klaneve e partive e tyre. Hahn është shrehur dhe shprehet shumë kategorik kundër çdo nisme që çon drejt intergimeve brendashqiptare, në Shqipëri, Kosovë dhe në Maqedoni. Ai kritikon ashpër idenë e bashkimit të shqiptarëve dhe e quan ide të rrezikshme krijimin e një Shqipërie unike, përzihet në punët e brendshme të Shqipërisë, e cila nuk ka Zot, në raport me BE-së, qorton partitë shqiptare, që duan realizimin e barazisë së gjuhëve në Maqedoni, qorton formimin e Ushtrisë së Kosovës dhe shprehet i bindur se Kosova jo vetëm që nuk do të bashkohet me Shqipërinë, por e quan të rrezikshme madje edhe vetë idenë e tillë, mbase e quan edhe armiqësore, ashtu sikur e trajtonte  regjimi i Titos i Rankoviqit dhe i Milosheviqit.

Në këtë kontest,  në kuadër të samitit të Trieshtës, ku krerët e shteteve dhe qeverive të vendeve të Ballkanit takohen me kancelaren, Angela Merkel e presidentin francez, Emmanuel Macron, shtypi gjerman drejton vëmendjen te Ballkani. Gazeta gjermane “Die Welt” nën titullin “Pse Brukseli do të krijojë një Jugosllavi të re”, shkruan se një sërë shtetesh në Ballkan duan të jenë pjesë e BE-së, por për shkak se Bashkimi Europian nuk ia del dot aktualisht të bëjë pranime të reja, ai kërkon që të fitojë kohë, përmes një ideje të lindur më parë në Ballkan. “Kryetari i Serbisë, Aleksander Vuçiq e kishte formuluar: nuk do të ishte më praktike të lidheshin vendet e Ballkanit në një zonë ekonomike të përbashkët? Ky do të ishte hapi i parë për anëtarësim në BE. “BE-së nuk i duhet të pranojë anëtarë të rinj, por në të njëjtën kohë ruan influencën e saj në Ballkan.”

“Komisioneri i BE për Zgjerimin, Johannes Hahn ka sjellë formulën e tij autentike, të ashtuquajtur,  “Varësi pozitive”, e cila, sipas tij  mund të shtendos konfliket ndër  etnike në rajon, meqë bëhet fjalë për një rilindje të Jugosllavisë së vjetër, pa Kroacinë e Slloveninë që janë pjesë e Bashkimit Evropian, meqë janë shtete katolike dhe Evropa me kohë ka treguar interesion e saj për t i pranuat në radhët e veta. Por këtë herë bashkë me Shqipërinë, Serbia, Bosnje-Hercegovina, Kosova, Mali i Zi, Maqedonia, sipas tij do të ishin një union i shteteve pasuese më të varfra të ish-Jugosllavisë. Mund ta kuptosh pse Beogradit i pëlqen një gjë e tillë. Në një konstelacion të tillë, Serbia do të ishte një peshë e rëndë.”

Kjo është ideja e Hahnit,  që nuk hahet dhe që kurrë nuk do të realizohet. Ai ka harruar mbase edhe nuk i intereson fare sa gjak është derdhur për 9 vjet në shpërbërjen, shkatërrimin dhe fundosjen  përgjithmonë të Ish Jugosllavisë. Aa po kështu nuk e merr fare seriozisht çështjen e pavarësisë së Kosovës, meqë arbitron në emër të saj sikur të ishte Kosova ndonjë land mesjetar i ndonjë krahinari të Mesjetës.

Shpikja e tij e “Varësisë pozitive”, është e njëjtë me “pavarësi të kufizuar” ish republikave kolhoziane sovjetike.

Është për t’ u habitur se kundër deklaratave të ti tilla të Hahnit jo vetëm që nuk reagojnë politikanët tanë, por nuk reagon as Albin Kurti i Vetëvendosjs, se lërë më të reagojë Isa Mustafa apo Kadri Veseli.

Derisa ky komisar i BE-së mendon dhe pretendon se mund të ringjallet ish-Jugosllavia federative-komuniste e Titos, e cila është varrosur njëherë e mirë me vulën e  gjakut, dhunës e  morbiditeteve antinjerëzore, ky zyrtar shumë lehtë mund të shpik edhe idenë e ringjalljes së  Rajhu të Tretë.

Kontrolloni gjithashtu

Ylli Mece

YLLI MEÇE: POLITIKANËT TANË ME “TANGA ROZË” DHE….  GJYSËM EFENDIKO BEJLERI

Një prej problematikave që kanë zënë faqet e shtypit të përditshëm është dhe ngelet, për …