Komuna e Deçanit njofton qytetarët e saj për kujdes të shtuar, meqenëse tani ndodhemi në sezonin e verës, ku mbretërojnë temperatura të larta, mundësia e ndodhjes së zjarreve në pyje dhe parqe nacionale është shumë e mundshme. Komuna e Deçanit posedon një sipërfaqe të madhe të pyjeve, kullosave të cilat gjatë kësaj sezone janë të frekuentuara nga lëvizjet e njerëzve që i shfrytëzojnë për piknikë për qëndrim të përkohshëm dhe kryerjen e punëve tjera ditore. Me qëllim të mbrojtjes së jetës së njerëzve, pasurisë, shtazëve dhe mjedisit nga zjarri, duhet të gjithë qytetarët të ndërmarrin masa dhe veprime për evitimin e shkaqeve të zjarrit për pengimin e mundësisë së zgjerimit të zjarrit për zbulimin dhe fikjen e tij. Duke e ditur se ç’far rëndësie kanë pyjet kërkohet nga të gjithë qytetarët që të kenë kujdes të veçantë dhe të ndërmerren këto masa parandaluese:
– Të mos ndodhë ndezja e zjarreve të hapura në pyll ose jashtë tij në një largësi që rrezikon pyllin të marrë zjarr.
– Hedhja e cigareve të ndezura në pyje dhe në tokat pyjore me vegjetacion njëvjeçar moçalorë të thatë, gjethe e të tjera.
– Përdorimi i tapave të fishekëve të gjahut prej materialit që merr zjarr lehtë.
– Qitja me predha që shkaktojnë zjarr në zonat ku ka drunj pyjor të thatë dhe mbeturina pyjore si: (gjethe, shkarpa, kalbësira)etj.
– Ndalohet kategorikisht ndezja e zjarreve në kullosa deri në 500m në afërsi të pyllit.
– Tymosja e bletëve në pyll.
– Të jeni vigjilent për lokalizimin dhe shuarja e zjarrit në vende ku zjarri është ndezur për piknik.
– Ndalohet djegia e mbeturinave të masës drusore në pyje që rezultojnë nga shfrytëzimi i pyllit.
Dëmtimi i pyllit me zjarr, me dashje ose nga pakujdesia, dënohet sipas rastit në bazë të dispozitave të Kodit Penal të Republikës së Kosovës dhe ligjeve tjera që e rregullojnë ketë lëmi, andaj luten të gjithë qytetarët që të kenë kujdesin e shtuar gjatë këtyre ditëve të nxehta të verës.