Kryetari Thaçi, ka dekretuar sot emërimin e 53 gjyqtarëve të rinj, të cilët do të jenë gardianë të së drejtës në Republikën e Kosovës

Kryetari Thaçi, ka dekretuar sot emërimin e 53 gjyqtarëve të rinj

Kryetari Hashim Thaçi, ka dekretuar sot emërimin e 53 gjyqtarëve të rinj, të cilët do të jenë gardianë të së drejtës për qytetarët e Republikës së Kosovës. Pesëdhjetetre gjyqtarët e rinj kanë bërë betimin dhe janë zotuar që do t’i qëndrojnë besnikë Kushtetutës së Republikës së Kosovës. Në fjalën e tij, kryetari Thaçi ka theksuar se Republika e Kosovës përgjatë viteve të fundit ka bërë dhe po bën reforma në vazhdimësi, me të vetmin qëllim që sistemi gjyqësor të funksionojë sa më mirë. Sipas tij, institucionet e Kosovës kanë punuar në plotësimin e legjislacionit që do të bëjë më të lehtë punën e gjyqtarëve. “Të gjithë duhet të jemi të angazhuar për respektimin e rendit juridik dhe kushtetues e ligjor të Republikës së Kosovës, më qëllim të ecjes përpara dhe që të jemi krah-për-krah me vendet e zhvilluara e demokratike”, ka thënë ai. Në fund, 53 gjyqtarë të rinj kanë bërë betimin, me zotimin për të mbrojtur ligjet e Republikës së Kosovës.

Kontrolloni gjithashtu

Specialja lehtëson masat për një vizitor të HashimThaçit, kufizimet mbeten për 10 të tjerë

Në gjykatën speciale në Hagë, është marrë vendim që vetëm njërit prej 11 personave t’i …