Kryetari Thaçi merr ftesë për Lutjet e Mëngjesit në SHBA, ende nuk e konfirmon pjesëmarrjen

Kryetari i Kosovës, Hashim Thaçi, ka udhëtuar sot për në Podgoricë, ku do të marrë pjesë në samitin e Kartës së Adriatikut

Kryetari i Kosovës, Hashim Thaçi, ka udhëtuar sot për në Podgoricë, ku do të marrë pjesë në samitin e Kartës së Adriatikut ‘US-Adriatic Charter’ (A5), i cili kësaj radhe bashkë-organizohet nga Maqedonia dhe Mali i Zi. Në mesin e shumë liderëve të rajonit, pjesëmarrës kryesor në këtë takim do jetë zëvendës-kryetari i SHBA-ve, Michael Pence. “Në kuadër të këtij samiti, i pari i vendit do të zhvillojë gjithashtu takime bilaterale me liderët e rajonit të cilët janë pjesëmarrës në këtë samit. Ndërsa takimin kryesor bilateral, Presidenti i Kosovës do ta zhvilloj me zëvendespresidentin e SHBA-se”, thuhet në një komunikatë të lëshuar nga Presidenca.

Kontrolloni gjithashtu

Gucati

Dënohet me katër muaj burgim personi që kërcënoi Hysni Gucatin

Gjykata ka dënuar me katër muaj burgim Eqrem Avdullahun, pasi u shpall fajtor për kërcënim …