Mike Pence

Mike Pence, ka thënë sot në Podgoricë se Kosova shumë shpejt do të bëhet pjesë e NATO-s

Zëvendës-kryetari  i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Mike Pence, ka thënë sot në Podgoricë se Kosova shumë shpejt do të bëhet pjesë e NATO-s. Sipas tij Shtetet e Bashkuara do të vazhdojnë të përkrahin proceset nëpër të cilat po kalon Kosova, përfshirë këtu edhe dialogun me Serbinë. Amerika do të angazhohet që të eleminohen të gjitha pengesat që Kosova të bëhet anëtare e plotë e Kartës së Adriatikut dhe për të ardhme në NATO. Ajo vazhdon të përkrahë dialogun mes Kosovës dhe Serbisë për normalizim të marrëdhënieve e për fqinjësi të mirë. Amerika është mirënjohëse për luftimin e terrorizmit dhe përgëzon suksesin në parandalimin e sulmeve terroriste të planifikuara në territorin e Shqipërisë, Maqedonisë e të Kosovës”, ka thënë ai.

Kontrolloni gjithashtu

Kurti i drejtohet Abdixhikut me letër për koalicion: “Koalicionet bëhen mes atyre që kanë dallime”

Kurti i drejtohet Abdixhikut me letër për koalicion: “Koalicionet bëhen mes atyre që kanë dallime”

Kryeministri në detyrë dhe kreu i Vetëvendosjes, Albin Kurti, i ka dërguar për herë të …